Çerek refleksioni mbi BKT League!
last year - 10/24/2024 4:55 AM GMT-3
Pas 6 javeve te para ne BKT League eshte momenti i duhur te shofim çka shkoi mire e çka shkoi keq per ekipet pjesmarrese:
Alpha Team: Asgje e re ne numer pikesh por drite ne fund te tunelit ka. Mbrojta vazhdon fut uje dhe pse nuk i ngjan me varkes se mbytur te sezonit te kaluar. Ne repartin e avancuar, Mjeshtri nuk eshte makineria shkaterruese e vjetshme dhe impakti i pritur nga Madhi nuk po duket. Permiresim ka, por eshte koha per te marre pike.
Vetetima: Sezoni i shirave ska filluar dhe vetetimat e Habilajt duken te stermunduara nga vapa e gjate e veres qe lame pas. I gjithe ekipi nen akuze edhe pse ai me i atakuari duket Laze. Mungese organizimi qe nisi qe ne merkaton verore, teksa problemet e vitit te kaluar nuk u adresuan dhe fusha po jep verdiktin e saj. 4 pike ne 4 ndeshje dhe endrrat per lavdi tashme jane arkivuar.
Wolves: Nga ferri ne parajse, ujqerit tashme trembin pjesen tjeter te liges. Shorti i veshtire pothuajse asgjesoi ujqerit, te cilit pesuan goleada kundra Real BKT, Red Devils dhe Benjamins. Por me ndihmen e Bana-s, 6 piket si rrufe ne qiell te paster, rikthyen entuaziasmin ne kampin gri. Forma e ujqerve tremb kundershtaret por Bana-dipendenca eshte faktor qe do kercenoje performancen e tyre gjithe sezonin.
Real BKT: Nuk eshte shaka, mbreteroret jane ne krize. Gjithçka filloi si zakonisht me goleade ndaj Wolves dhe 11 golat e Likes, por realet fillmishmit do perplaseshin ndaj murit te djajve te kuq e pastaj do shokonin ligen me hapin fals ndaj Benjamineve. Fitorja ndaj TechEagles risjell qetesine ne kampin e bardhe, gjithsesi ekipi nuk eshte me i njejti dhe me problematika per tu adresuar.
TechVault: Performance mes tabele dhe pike te lena rrugeve qe mund te ishin shmangur. Gjithçka filloi si neper endrra, me fitoren ndaj TechEagles, por humbjet ndaj Galacticos dhe Wolves hedhin hije mbi fillim sezonin e kapiten Markut dhe te tijeve. Qendrueshmeria ne performance dhe rezultate duken problemet per tu adresuar ne vijim.
TechEagles: Mungesa ne formacion dhe rezultate, shqiponjat jane me 2 koka. Shqiponjat e Stambollit e nisen sic dine vetem ata, me 2 humbje ne 2 ndeshjet e para. Fitoret ndaj Alphas, Wolves dhe Vetetimave rikthyen entuziasmin dhe Malaj-n ne ekip, por zgjimi ishte i ashper kundra Real BKT. Problematikat duken te njejta, ekip i pa motivuar dhe lojtare qe terhiqen para veshtiresise se pare.
Galacticos: Sezonet shkojne e vine, galaktiket mbeten te njejtet dhe ne pozicionet e larta te klasifikimit. Fillimi i veshtire kryesisht prej mungeses se pergatitjes fizike, do ti linte vendin rezultateve pozitive dhe katapultimit ne vendin e trete. Pengu i vetem, humbja ndaj Wolves, gjithsesi nje tjeter sezon premtues duket ne horizont pas vendit te trete te sezonit te kaluar.
Benjamins: Fitore shokuese dhe vend i dyte, benjaminet jane surpriza e vitit. Nder ekipet me pak te kuotuara, kane arritur me vendosmeri te ndertojne nje ekip kompakt dhe te veshtire per tu mundur. Mbrojtja e hekurt dhe bresheria e golave te Hysenaj-t zune ne befasi pothuajse te gjithe kundershtaret, teksa sezoni premton te kthehet ne nje sukses per ekipin e kapiten Krujes.
Red Devils: Djajte tentojne te vrasin kampionatin.
Dominim, i nisur heret ne veren e gjate te ketij viti me merkaton perfekte dhe me mbi 8 ndeshje pergatitore. Senatoret dhe prurjet e reja duken ne sintoni perfekte dhe gjitha repartet nga porta ne sulm dominojne mbi kundershtaret. Te kuqte nuk e kane vrare ende kampionatin, por mesazhi i derguar eshte i qarte dhe me ze te larte, e rruga per te rikthyer titullin ne zyren e auditit eshte ajo e duhura.
(FM)