BKT Sports 2024

DashboardStagesCompetitorsStatisticsNews
Football
Çdo kush ka nevoje per nje hero!!!
last month - 8/28/2024 6:48 AM GMT-3
Futbolli si sport ekipor, supozohet ta kete fuqine e vete tek grupi dhe soliditeteti. Gjithsesi, cdo ekip ka nevoje per nje lojtar ndryshe nga te tjeret, qe mund te fitoje nje ndeshje nga hiçi. Me poshte parashikimet tona se kush mund te jene lojtaret me te dalluar te ketij sezoni sipas ekipeve perkatese:

REAL BKT: Sikleti i zgjedhjes. Pothuajse cdo lojtar mund te beje diferencen. Shehu, lojtari me i mire i vitit te kaluar do jete serish ne qender te vemendjes, por deshira per protagonizem i Cekaj-t mund ta nxise te rrise rendimentin e tij. Nga krahu tjeter Peçi duket qe pasi ka kapur rendimentin fizik, eshte nga kanditatet kryesor ne luften per lojtarin e vitit. Lika do te tentoje serish te perserise performancen e sezonit te kaluar.

RED DEVILS: Peposhi vazhdon te jete nder lojtaret me te mire te kampionatit, pavaresisht se pak i vlereresuar nga votat e kolegeve. Pozicioni ne fushe duket se do jete i njejte, çka mund ta penalizoje ne nivel numrash. Nderkohe, Koni duket se kete vit do te tentoje te fuse veten ne lufte per kepucen arte, pas shpine do kete nje ekip qe krijon por nuk realizon, çka mund ti kthehet ne avantazh.

TECHEAGLES: Si ne rastin e Real BKT zgjedhja eshte e veshtire, edhe pse shume varet nga kondicioni fizik. Drabo ne ditet e mira eshte i pa markueshme per cdo kundershtar, nderkohe qe Elezi, Hazisllari, Ndone, Bardhi jane lojtare qe mund te surprizojne kete sezon.

TECHVAULT: Marku, topi i arte i sezonit te pare, u penalizua nga performanca e ekipit sezonin e kaluar. Me nje ekip me te konsoliduar, mund te rikthehet serish nder lojtaret Top te kampionatit.

GALACTICOS: Ekip pa yje, nderkohe qe lojtari kyç Muço duhet te rrise shume performancen e tij qe te konkuroje koleget e tij.

ALPHA TEAM: Mjeshtri ne sezonin e te vertetes. Me nje ekip te permiresuar deri diku, ka shansin te shpalose vlerat e plota. Pjesa tjeter e ekipit, nuk premton surpriza.

VETETIMA: Laze duket i indikuari kryesor, por loja tejet difensive e ekipit duket qe e ve ne veshtiresi. Surpriza mund te vije nga Milori, i cili ne sezonin e pare ka treguar shenja klasi.

BENJAMINS: Talenti i Hysenaj-nt terhoqi vemendjen e te gjithe sezonin e kaluar, por problemet e ekipit dhe te qenit deri diku lojtar individualist mund ta penalizojne.

WOLVES: Asnje indicie deri tani, surpriza mund te kete por duket e veshtire.

(FM)
Download the app to follow:
Challenge Place