BKT Sports 2024

DashboardStagesCompetitorsStatisticsNews
Football
Ata ishin 9!
last month - 8/19/2024 8:33 AM GMT-3
Nje sezon i ri ne BKT League po ofron, me 9 ekipe tashme. Ekipe te njejta e te tjera pothuajse te ndryshme te cilave u ka mbetur vetem emri! Por ja si mund te duket renditja ne Dhjetor sipas redaksise sone:

9. Wolves - Nje ekip simpatik, krijuar papritmas ne nje pasdite Gushti. Emrat nuk premtojne shume, edhe pse disa nuk kane luajtur kurre ne BKT League. Shanset qe te bejne suprizen jane te pakta.

8. Benjamis - Nga formacioni baze i vitit te kaluar ka shume ndryshime, Zeneli vendosi ti bashkohet armikut, e disa titullare te tjere iken ne drejtim te paditur. Shpresat per nje sezon me te mire se ai i kaluari jane te pakta.

7. Alpha Team - Ekip qe eshte permiresuar dukshem, Madhi duket te jete nje partner solid per Mjeshtrin, nderkohe qe problemet ne mbrojtje duket se do te vazhdojne. Nje sezon me i mire se ai i kaluari eshte i mundur.

6. Galacticos - Ndoshta i vetmi ekipi solid prej 3 sezonesh, me fare pak ndryshime çka mund ti kthehet kunder duke pare qe konkurentet jane forcuar. Nje vend i 6 i parashikuar, por gjithsesi ekip qe mund te surprizoje njesoj si vitin e kaluar.

5. TechVault - Pritshmerite ishin te larta vitin e kaluar, teksa ekipi mbetet i njejte me nje portier te ri. Ekip premtues udhehequr nga talenti i Markut, nese qendrueshmeria nuk do i mungoje, mund te lundroje ne zonat e larta te klasifikimit.

4. Vetetima - Bali e Balla i jane shtuar artilerise se rende mbrojtse te kapiten Habilaj-t. Ekip qe eshte forcuar por jo aq sa per te ndryshuar hierarkine e kampionatit. Ndoshta me nje sulmues me shume...

2/3. Red Devils - Shehu, Koni, Zeneli dhe Red Devils na servirin merkaton me te mire te vitit. Nese do mjaftoje per te mbyllur gap-in me Realin, vetem fusha do e tregoje. Numri i larte i lojtareve dhe turnoveri qe mund te sjelle mund te ndikoje negativisht pasi historia ka treguar qe ne futboll fitohet me stabilitet.

2/3. TechEagles - Ne leter, ndoshta ekipi me i forte i kampionatit, por motivimi, demtimet apo mungesa e deshires mund te ndikojne si gjthmone ne rendiment. Nese arrijne te krijojne frymen e duhur ne ekip, mund te kthehen ne pretendent kryesor per titull.

1.Real BKT - Asgje ska ndryshuar tek ta, pervec disa muajve me shume ne moshe, cka duket te jete i vetmi element qe mund ti ndale. Ekip solid, futboll i bukur dhe deshire per te dominuar serish.

(FM)
Download the app to follow:
Challenge Place