BKT Sports 2024

DashboardStagesCompetitorsStatisticsNews
Football
Tech Eagles i "dhuron" vetes Realin!
4 months ago - 5/31/2024 4:29 AM GMT-3
Kane qene 60 minuta nervash te çelikta dhe loje te forte ne Fushen 2 te Aquadrom Arena teksa Tech Eagles kane arritur te mposhtin 3 me 0 Red Devils.

Nje rezultat i genjeshtert ky, teksa per rreth 40 minuta rezultati ishte i fiksuar ne 0-0, dhe nga tribunat ishte e qarte qe ekipi qe shenonte i pari do arrinte dhe kualifikimin. Ka qene Bardhi, ai qe ka zbllokuar gjithçka me nje depertim ne qender teksa mbrojtja e kuqe zihet ne befasi.

Ne vazhdim Red Devils perpiqet te reagoje, por sulmi inekzistent dhe presioni pas pesimit te golit e bene te pamundur kthimin e rezultatit, i cili vuloset ne minutat e fundit nga golat e Ndone-s dhe Hazisllarit.

Ne kete menyre Tech Eagles i bejne "dhurate" vetes Real BKT-ne, ne nje gjysemfinale qe pritet te jete e veshtire per te dyja ekipet.

Nga ana tjeter, faza reflektimi per Red Devils, qe per sezonin e ri kane shume gjera per te sistemuar ne menyre qe te rikthehen kompetitive.
Download the app to follow:
Challenge Place