Kupa e Prizrenit 2023

DashboardStagesCompetitorsStatisticsNews
Basketball
CEREMONIA SOLEMNE E HAPJES!
3 years ago - 2/26/2023 10:45 AM GMT-3
📍 Prizren, 📆 21 Shkurt 2023, 🕥 10:30 AM.

- Hapjen e ceremonisë solemne në turneun tradicional të basketbollit 🏀 "Kupa e Prizrenit" e bëri Drejtoresha e 🏫 SHFMU "Mustafa Bakiu"- Prizren, znj. Behare Kryeziu, duke i uruar mirëseardhjen mysafirëve, si dhe duke i uruar suksese ekipeve pjesëmarrëse për një kampionat të mbarë.
- Pastaj vazhdova me përmbajtjen e fjalisë time sipas planprogramit - si Menaxher i Turneut/Projektit, ku në fund vendosëm që të mbanim një minutë heshtje absolute në të gjithë sallën sportive 🏟, për t'u solidarizuar me viktimat e tërmetit në Republikën Türkiye 🇹🇷. #geçmişolsuntürkiye
- Pas pak u bë hedhja e shortit, ku u caktuan çiftet gjysmë-finaliste që do të luanin në kuadër të #Final4, duke filluar nga ora 11:00 AM, si dhe mbajtëm një koktej rasti para fillimit të turneut. 🏀
- Ndihemi plotësisht të nderuar që të pranishëm në këtë ngjarje madhështore dhe historike ishin:
▪︎znj. Kübra Öztürk Oktay - Zëvendës Konsullore e Përgjithshme në T.C. Prizren Başkonsolosluğu/Turkish Consulate General in Prizren;
▪︎Komandantë të Ushtrisë Turke 🇹🇷 nga Kosovo Force - KFOR, dhe;
▪︎Përfaqësuesë nga Yunus Emre Enstitüsü - Prizren.

- Po ashtu kjo ngjarje u përcoll edhe me një falënderim të veçantë për praninë e Kosovo Police 🇽🇰, duke përmendur se "Policia është Populli, dhe Populli është Policia!".👮‍♀️👮‍♂️
- Ky projekt u organizua për nder të 17 Shkurtit 📆, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës 🇽🇰, dhe është i mbështetur nga Yunus Emre Enstitüsü.

🇽🇰🤝🏼🇹🇷 -- 🏀