ZYRTARE: NDRYSHOHEN DATAT! KËTO JANË SHKOLLAT QË DO TË MARRIN PJESË NË KUPËN E PRIZRENIT!
3 years ago - 2/19/2023 5:16 AM GMT-3
Tashmë edhe konfirmohet zyrtarisht. Të enjten janë kompletuar shkollat që do të jenë pjesë e Kupës së Prizrenit.
Për herë të parë në histori merr pjesë një shkollë private: International Maarif Schools of Kosova. Përveç saj, prezent do të jenë edhe Qendra e Kompetencës me Gjimnazin "Remzi Ademaj". Rast i veçantë sivjet është Gjimnazi "Gjon Buzuku" të cilët pas ardhjes në fuqi të Drejtoreshës së re, do të marrin pjesë pa trajner!
Kësaj radhe mungojnë Qendra e Kompetencës "11 Marsi" dhe SH.M.L.T. "11 Marsi" të cilët janë shprehur me arsyetime të kota se nuk kanë dëshirë të jenë pjesë e historisë! Kjo do të thotë se sivjet do të kemi Kampionë dhe Nënkampionë të ri!
Pas mbledhjes së mbajtur me datën 14 Shkurt 2023 (e Enjte) në zyret e Yunus Emre Enstitüsü, Trupi Gjykues i Zyres Ekzekutive të Kupës së Prizrenit ka marrë Vendim që turneu të organizohet vetëm me datën 21 Shkurt 2023 (e Martë) duke filluar nga ora 10:30, dhe të ri-hidhet shorti po atë ditë!
Ju kujtojmë që lokacioni mikpritës i Final 4 Kupës së Prizrenit sivjet është Salla Sportive e SH.F.M.U. "Mustafa Bakiu" - Prizren. Ekipi fitues do të shpërblehet me trofe dhe medalje ari, kurse vendi i dytë me medalje argjendi.
Try Challenge Place app
A complete multiplatform system to make your life easier!