ZYRTARE: KONFIRMOHEN SHKOLLAT QË KANË PRANUAR FTESËN PËR PJESËMARRJE!
3 years ago - 2/10/2023 12:13 PM GMT-3
Dje me datën 09 Shkurt 2023 në ora 16:18 P.M. është publikuar shorti i Final 8, si dhe janë zbuluar pjesëmarrësit e kësaj gare të madhe.
Shkollat pjesëmarrëse do të jenë: Gjimnazi "Gjon Buzuku", Gjimnazi "Remzi Ademaj", (Qendra e Kompetencës "11 Marsi", SH.M.L.P. "Ymer Prizreni", SH.M.L.M. "Luciano Motroni", Qendra e Kompetencës - Prizren, International Maarif Schools of Kosova (IMSK), dhe Asociation "Loyola-Gymnasium".
Për prononcimin, Zëvendës Menaxheri i Kupës së Prizrenit, z. Ahmet Agolli, përmendi se kjo garë do të shërbejë në mënyrë pozitive për nxënësit në shumë aspekte të ndryshme. "Për herë të parë në historinë e basketbollit prizrenas, kësaj radhe do të marrin pjesë më shumë ekipe sesa herave të kaluara. Po ashtu, në ekipe shpresojmë që do të përfshihen nxënës të komuniteteve të ndryshme, si dhe do të forcohet miqësia mes shkollave. Normal në basketboll një ekip humbet dhe tjetri fiton, por për ne si organizator mikëpritja dhe bujarizmi janë në rend të parë. Ekipeve iu urojmë suksese të mëtutjeshme." përmendi z. Agolli.
Përveç saj, ai u pyet nëse është e kushtëzueshme/mandatore që ekipet të dorëzojnë patjetër ekipet e tyre. "Shkollat është me rëndësi që të konfirmojnë pjesëmarrjen. Për ekipe nuk e kanë patjetër që të dorëzojnë, por për statistika do të kishte problem." tha z. Agolli.
Kujtojmë që ekipi fitues i kësaj gare do të shpërblehet me trofe dhe medalje argjendi, kurse vendi i dytë me medalje argjendi.
Try Challenge Place app
A complete multiplatform system to make your life easier!