Kupa e Prizrenit 2023

DashboardStagesCompetitorsStatisticsNews
Basketball
ZYRTARE: ARRIHET MARRËVESHJA PËR ZHVILLIMIN E KUPËS SË PRIZRENIT!
3 years ago - 2/9/2023 12:36 PM GMT-3
Me datën 09 Shkurt 2023 në ora 16:00 është arritur marrëveshja mes drejtuesve të Zyres Ekzekutive të Kupës së Prizrenit dhe përfaqësuesve të Yunus Emre Enstitüsü. Në marrëveshje u dakordua për shumën e fondit, e cila do të përfshijë: pagesën e referëve, kupat, medaljet, transporti, si dhe shujtat ditore. Sfidat nuk ishin të pakta, por në fund përsëri palët shtrënguan duart në fund, me shpresën se ky projekt do të jetë edhe më i suksesshëm sesa Olimpiada e vitit 2021.

Sekretari Administrativ i Yunus Emre Enstitüsü, z. Berk Kyçyk, përmendi se sukseset nuk do të mungojnë as këtë vit. "Së shpejti shkollat priten të marrin ftesën përmes e-mailit. Ekipet le të përgatiten që nga sot! Ky kampionat pritet të jetë spektakolar!" u shpreh z. Kyçyk.

Në anën tjetër, Menaxheri i Kupës së Prizrenit, z. Muhamed Mehdi Çejku, tha se parapërgatitjet kanë filluar para disa muajve, dhe tashmë synimi kryesor veçse ka ardhur. "Parapërgatitjet i kemi filluar që nga data 01 Nëntor 2022. Nuk ka qenë e lehtë për ne, si nga ana organizative, edhe nga ajo financiare. Ndihem me të vërtetë i lumtur që sot e vulosëm këtë temë. Së shpejti do të publikohen ekipet pjesëmarrëse, dhe do të ftohen përmes e-mailit. Do i kisha bërë një sugjerim ekipeve që të fillojnë stërvitjet nga sot, sepse këtë vit do të bëhet shumë nxehtë!" citoi z. Çejku.